Ora News- Përfundon rikonstruksioni i plotë i kopshtit 25 në njësinë 5

Ora News- Përfundon rikonstruksioni i plotë i kopshtit 25 në njësinë 5

Subscribe në Ora News këtu br Një tjetër kopësht në kryeqytet ofron kushte dhe standarde më të mira për 120 fëmijë që e frekuentojnë atë.br Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të kopshtit 25 në Njësinë 5, duke e çuar kështu në 14 numrin total të kopshteve të rikonstruktuara deri tani në të gjithë Tiranën.br Punimet e realizuara nga donatorët u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili pasi pa kushtet që ofron kopshti për fëmijët, theksoi se ky është standardi i të gjitha punëve që Bashkia e Tiranës po bën në kryeqytet, në mënyrë të veçantë në infrastrukturën arsimore.br ?Ky është kopshti i 14 që kemi rikonstruktuar, kemi edhe 9 të tjerë, të cilët në shtator, kur fëmijët të jenë kthyer nga pushimet, do të jetë një mundësi fantastike për t?i gjetur këto hapësira shumë herë më të mira se i lanë përpara se të shkonin me pushime?, tha Veliaj.br Ai shtoi se pikërisht rritja e cilësisë së godinave, por edhe e shërbimit që ofrohet në këto kopshte, ka rritur ndjeshëm kërkesat e prindërve për të çuar fëmijët e tyre në kopshtet publike.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-09-26

Duration: 01:42