Report TV - Tiranë, i vendosin eksploziv autobusit të funeralit, shkak konkurenca

Report TV - Tiranë, i vendosin eksploziv autobusit të funeralit, shkak konkurenca

Një automjeti tip autobus në kryeqytet i është vendosur lëndë plasëse duke sjellë edhe një shpërthim të fuqishëm, por fatmirësisht ka shkaktuar vetëm dëme materiale.br br Shpërthimi u regjistrua në autobusin e markës ?Setra?, me ngjyrë të kuqe me targa AA 190 CG, në pronësi të Klodian Rexhepit, banues në rrugën Kongresi i Manastirit. Ky i fundit bashkë me vëllezërit e tij, menaxhojnë një agjenci funeralesh në kryeqytet.br br Vetëm gjysëm ore pas shpërthimit, policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes shoqëroi një person, me inicialet E. D, rreth 30 vjeç.br br Ai u kap nga patrulla e komisariatit të policisë nr.4, ndërsa tentonte të largohej. Ky i fundit po pyetet nga hetuesit tashmë dhe po verifikohet në në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Po kështu në vendin e ngjarjes, policia gjeti në vendin e ngjarjes, një kapele që dyshohet se është e autorit.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-09-26

Duration: 01:54