Report TV - Ambasadori i ri britanik në Tiranë: Politika shqiptare të bëhet bashkë

Report TV - Ambasadori i ri britanik në Tiranë: Politika shqiptare të bëhet bashkë

Ambasadori i ri i Britanisë në Shqipëri, Duncan Norman, është prezantuar sot zyrtarisht në Tiranë. Norman theksoi se marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe mbetën të forta.br br Ambasadori i ri i Britanisë lëshoi mesazhe të forta për politikën shqiptare dhe kërkoi që palët të bëhen bashkë për interesat kombëtare. Ambasadori vlerësoi edhe miratimin e reformës në drejtësi dhe deklaroi se sjellë ndryshime të rëndësishme për vendin.br br ?E kam studiuar skenën politike në Shqipëri. Politikanët të bëhen bashkë për interesat kombëtare?, deklaroi Norman.br br Norman u ndal edhe tek Brexit, duke theksuar se Britania ishte larguar nga Bashkimi Evropian, por jo nga evropa.br br ?Jemi larguar nga BE por jo nga Evropa?, deklaroi Norman.br br Ambasadori i ri britanik tha gjithashtu se do të bashkëpunohet me qeverinë shqiptare në luftën kundër ekstremizmit dhe luftës kundër krimit të organizuar.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-09-26

Duration: 02:13

Your Page Title