Report TV - Kuvendi diskuton vettingun Ridvan Bode luan ‘candy crash’

Report TV - Kuvendi diskuton vettingun Ridvan Bode luan ‘candy crash’

Para nisjes së seancës për miratimin e ligjit të vettingut opozita deklaroi se ishte e shqetësuar për draftin madje e cilësoi atë edhe si antikushtetues. br br Por qëndrimi i opozitës në seancën parlamentare konfirmoi tërësisht të kundërten.br br Opozita jo vetëm që braktisi seancën që pa nisur votimi, por edhe në dy diskutimet e deputetëve Berisha dhe Halimi, më shumë se sa të flitej për vettingun që ishte edhe tema e vetme për të cilën u mblodh kuvendi dhe me miratimin e tij varët fati i integrimit të Shqipërisë, u diskutua mbi tema të tjera. br br Deputetët e tjerë të opozitës dukej sikur nuk e kishin mendjen shumë tek ligji. Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, zgjodhi të luante një lojë online në telefonin e tij gjatë kohës që Kuvendi diskutonte një ndër ligjet e reformës më të rëndësishme për Shqipërinë. br br Bode preferoi të luante ?Candy Crash Saga?, një lojë shumë e preferuar për të rinjtë, duke e larguar tërësisht mendjen nga ligji i vettingut që po diskutohej në kuvend.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2016-09-27

Duration: 00:25

Your Page Title