Report TV - Punoi me 17 ministra në 33 vite, Rama surpizë punonjësit të Arsimit

Report TV - Punoi me 17 ministra në 33 vite, Rama surpizë punonjësit të Arsimit

Pas 33 vitesh punë me 17 ministra, në të njëjtën zyrë të katit të parë ku filloi punën si Redaktor i Gazetës Mësuesi, dita e fundit në detyrë e Ilir Kaninit u shoqërua me një surprizë për të, ardhjen e beftë të Kryeministrit Edi Rama. br br Doktori i Shkencave Historike, Iliri ka emrin e tij në historikun e Ministrisë së Arsimit dhe të arsimit shqiptar. Edhe pse nuk e njihte personalisht, Kryeministri vendosi t?ia uronte vetë Ilirit, ditëlindjen, në shenjë respekti e vlerësimi të shembullit të nëpunësit profesionist, korrekt e të ndershëm, të cilët administrata shqiptare i ka të shumtë dhe që Ilir Kanini i përfaqëson.br br ?Unë nuk kam ardhur për të shprehur respektin tim më të thellë për Ilirin dhe për të shfrytëzuar rastin që Iliri si një shembull i shkëlqyer, që nuk është i vetmi natyrisht, provon se administrata është larg së qeni ajo që perceptohet dhe përgojohet përditë, edhe pse është larg së qeni ajo që duhet të jetë për një vend që aspiron të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. Si Iliri ka plot njerëz të ndershëm, ka plot familjarë, prindër apo edhe më të rinj, që janë pjesë e administratës, për të bërë me përkushtim detyrën dhe për të fituar me ndershmëri rrogën dhe bukën e përditshme të fëmijëve dhe familjes së tyre,? ? u shpreh Kryeministri.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2016-09-27

Duration: 02:20