Ora News – Institucionet nuk kanë fuqi. Politika pengon luftën kundër korrupsionit

Ora News – Institucionet nuk kanë fuqi. Politika pengon luftën kundër korrupsionit

Subscribe në Ora News këtu br Shqipëria ka institucione të dobëta ,që vuajnë nga mungesa e pavarësisë duke u bërë kështu të ekspozuara lehtesisht perballe korrupsionit.br Transparency International vjen me kete konstatim në raportin e saj ?për vlerësimin e sistemit kombëtar të integritetit që merr në analizë përgjatë nje viti funksionimin i institucioneve në Shqipëri.br Autorja e këtij raporti Adela Halo deklaron se nga vlerësimi i institucioneve prokuroria, policia dhe Gjyqësori kanë nivelin më të lartë të korrupsionit.br Adela Halo: ?Institucionet shqiptare nuk kanë forcën e duhur për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Ato që performojnë më mirë janë Avokati i Popullit dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Këto sektorë, policia, prokuroria dhe gjyqësori, janë sektorët me burime më të ulëta në sektorin shtetëror shqiptar. Probleme të shumta janë shfaqur, si pasuria e pashpjegueshme e gjyqtarëve?br Raporti analizon edhe aspektin ekonomik të Shqipërisë ku theksohet se informaliteti vijon të mbetet një prej problemeve më shqetësuese. Ndërkohë që kritikohet edhe funksioni i administratës doganore dhe tatimore.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-09-27

Duration: 02:20