Report TV - Mundësitë për maturantët që nuk kanë fituar,1 mijë kuota të lira në UT

Report TV - Mundësitë për maturantët që nuk kanë fituar,1 mijë kuota të lira në UT

Mijëra maturantë nuk janë shpallur fitues në raundin e parë, pavarësisht mesatares së lartë.br br Kjo ka ardhur pasi këtë vit një kandidatë shpallej fitues në shumë degë, nëse kishte mesataren dhe notat e disa provimeve të larta.br br Por sa mundësi do të kenë maturantët në raundin e dytë?br br Në datën 11 shtator do të shpallet lista përfundimtare e fituesve e raundin të parë.br br Nga data 13 deri në 20 shtator do të bëhet regjistrimi i fituesve. Çdo maturant mund të zgjedhë që të qëndrojnë përfundimisht tek ajo degë që ka fituar, ose të vazhdojë konkurrimin, për një degë tjetër.br br Edhe ata maturantë që kanë fituar në një nga universitetet private, duhet të regjistrohen, në të kundërt humbasin shansin për të vijuar konkurrimin.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-09-27

Duration: 01:37