Report TV - "Kamerat", Tahiri: U njoha me vërejtjet, ligji do të miratohet

Report TV - "Kamerat", Tahiri: U njoha me vërejtjet, ligji do të miratohet

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka nisur takimet me deputetë të mazhorancës, për t'u konsultuar me ta lidhur me ligjin për vendosjen e "Kamerave të Sigurisë" në ambientet publike.br br Tahiri po zhvillon në këto momente një takim me deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Në këtë takim merr pjesë kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili si dhe dy anëtarët e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Piro Lutaj dhe Spartak Braho.br br LSI ka kundërshtuar faturën financiare të projektit si dhe nenin që përcakton vendosjen me detyrim të kamerave. Ndonëse ishte parashikuar që dekreti të kalonte nesër në Kuvend, palët kanë vendosur që ta shtyjnë atë për javën e ardhshme, deri në konkretizimin e qëndrimeve brenda mazhorancës.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-09-27

Duration: 02:15