Report TV - Denimi i Kseres, flet avokati i tij Genc Gjokutaj

Report TV - Denimi i Kseres, flet avokati i tij Genc Gjokutaj

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burg ish ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale në qeverinë "Berisha", Spiro Ksera.br br Ish-ministri nuk ka qenë i pranishëm në seancë, por ai përfaqësohej përmes avokatit të tij, Genc Gjokutaj. br Avokati i ish-ministrit Ksera, u shpreh se vendimi i Gjykatës së Tiranës që dënoi me 1.8 vite burg klientin e tij, nuk u mor për arsye ligjore.br br Sipas tij, Ksera është i pafajshëm, ndërsa dënimit me burg i jep ngjyrime politike. Ai thotë se vendimi do të ankimohet në Gjykatën e Apelit. br br "Nuk ka elementë të vjedhjes. Gjykata uli 6 muaj burg pa analizuar asnjë provë. Do t'i drejtohemi Apelit, të bindur që ish ministri Ksera është i pafajshëm, sepse janë aktet në dosje që e provojnë këtë fakt.br br Mënyra e procedimit të ish ministrit Ksera është shumë e dyshimtë. Analiza të çon te konkluzioni se arrestimi është bërë për arsye joligjore.br br Ta akuzosh për vjedhje dhe të mos thuash shumën, marrëveshjen që ka bërë, për mua është një vendim i paarsyetuar dhe në Gjykatën e Apelit absolutisht nuk mund të kalojë", u shpreh Gjokutaj.


User: Report TV

Views: 9

Uploaded: 2016-09-27

Duration: 01:14

Your Page Title