Report TV - Berisha: Nxënësit u helmuan me hashash, Beqja: Spekulon, prit të dalin analizat

Report TV - Berisha: Nxënësit u helmuan me hashash, Beqja: Spekulon, prit të dalin analizat

Gjashtë nxënës të shkollës "Jashar Hoxha" në Kamëz janë transportuar me urgjencë drejt Qendrës Spitalore Universitare (QSUT), pas problemeve shëndetësore. Dyshohet se nxënësit janë helmuar.br br Simptomat e nxënësve kanë qenë të vjellat dhe marrje mendsh, ndërsa shkak dyshohet një alergji nga detergjenti. Kjo e konfirmuar edhe nga Policia e Tiranës. br br Nxënësit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po marrin ndihmë mjekësore në QSUT. br br Menjëherë pas publikimit të kësaj ngjarjeje në media, ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e kuvendit ka lexuar mesazhin e një prindi që e ka fëmijën në këtë shkollë sipas të cilit nxënëset janë helmuar nga djegia e hashashit.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-10-17

Duration: 01:14