Report TV - Abaz Hado prezantohet me “1 milion vija grafike” në Galerinë Kombëtare

Report TV - Abaz Hado prezantohet me “1 milion vija grafike” në Galerinë Kombëtare

Një ekspozitë e veçantë, e titulluar ?Abagraphy? vjen nga piktori i njohur Abaz Hado në Galerinë Kombëtare të Arteve. Për ekspozitën që do të çelet mbrëmjen e kësaj të premteje u zhvillua një konferencë për median.br br Vetë piktori i njohur që ka qenë edhe drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve vite më parë, të befason me vendimin se do ta ketë këtë një ekspozitë të fundit. Ekspozita u prezantua nga studiuesit i artit pranë kësaj galerie, Ylli Drishti dhe kuratorja turke Beste Gursu.br br Ylli Drishti pasi shprehu theksoi se ?Doktor Hado është një artist I njohur, grafist dhe menaxher arti. Pas përfundimit të shkollës për pikturë monumentale ai ju kushtua kritikës së artit dhe artit të grafikës. Ai është pjesëmarrës në shumë ekspozita brenda e jashtë vendit.


User: Report TV

Views: 6

Uploaded: 2016-10-17

Duration: 01:37

Your Page Title