Report TV - Bledi Çuçi: Kushtetuesja nuk do të bëhet pengesë për Vettingun

Report TV - Bledi Çuçi: Kushtetuesja nuk do të bëhet pengesë për Vettingun

Ministri i Shtetit për pushtetin vendor dhe antikorrupsionin Bledi Çuçi ka folur në emisionin "45 minuta" të gazetarit Denis Minga për përpjekjet e qeverisë në luftën ndaj korrupsionit duke theksuar se është bërë shumë për parandalimin dhe ndërgjegjësimin e fenomenit por puna çalon tek ndëshkimi.br br Sipas tij për mungesën e ndëshkimit përgjegjësi ka prokuroria dhe gjykata që nuk finalizojnë ankesat dhe denoncimet e qytetarëve. Dukë iu referuar reformës në drejtësi si thelbësore për luftën ndaj korrupsionit ministri Çuçi tha se nuk pret që gjykata Kushtetuese të pengojë ligjin e Vettingun.br br Ministri për pushtetin vendor u shpreh gjithashtu se reforma territoriale po jep frytet e saj dhe do të ndihmojë edhe në zbatimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Duke folur për zhvillimet në PS si i deleguar në qarkun e Gjirokastrës , Çuçi tha se prej tre muajsh Koço Kokëdhima është jashtë çdo strukture në këtë qark.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-10-17

Duration: 00:24

Your Page Title