Report TV - Hidrokarburet, Kushtetuesja rrëzon kërkesën për pezullimin e vendimit të KM

Report TV - Hidrokarburet, Kushtetuesja rrëzon kërkesën për pezullimin e vendimit të KM

Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot kërkesën për pezullimin e tarifave të reja vendosur nga qeveria për licensimin e pikave të karburantit.br br Me vendimin nr.970 dt.2 dhejtor 2015 për cdo pikë karburanti që licensohet për herë të parë apo bën rilicensim pagesa bëhet 5 milion lekë nga 100 mijë që ka qenë më parë dhe për cdo karburant në rrethe bëhet 2 milion lekë nga 100 mijë që ka qenë para këtij vendimi.br br Padia për shpalljen antikushtetuese të kësaj tarife është bërë nga Unioni i Shoqërive Hidrokarbure të Shqipërisë, ndërsa për kreun e këtij Unioni Fation Veizi për aq kohë sa kjo tarifë do jetë në fuqi do të faturohet mbi qytetarët duke rritur çmimin e cdo litër karburant.br br Përfaqësuesi i Unionit, Julian Mërtiri shprehet se me këtë vendim të Kushtetueses, mbetet në fuqi vendimi i Qeverisë për pesëfishimin e taksës.br br ?Ne përfaqësojmë interesin e 25 kompanive të hidrokarbureve. Me këtë vendim, qeveria ka pesëfishuar taksën dhe ky është një cenim i lirisë ekonomike?.br br Pas rrëzimit te kërkesës për pezullim, Gjykata Kushtetuese nisi shqyrtimin në themel të kërkesës.br Unioni shfaqi pretendimet.br ?Nga 25 subjekte që ne përfaqësojmë, asnjëri nuk e ka paguar tarifën e re prej 5 milion lekë pasi se përballojmë dot?.


User: Report TV

Views: 19

Uploaded: 2016-10-17

Duration: 01:58

Your Page Title