Report TV - Përmbytjet, Basha: Papërgjegjshmëri qeveria duhet të marrë situatën në dorë

Report TV - Përmbytjet, Basha: Papërgjegjshmëri qeveria duhet të marrë situatën në dorë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas përmbytjeve në Laç duke akuzuar qeverinë për cilësinë e investimeve.br br Kryeopozitari shprehet se qytetarët janë braktisur nga kjo qeveri e papërgjegjshme që kujtohet për ta vetëm për t'ju marrë votën.br br Basha i shpreh ngushëllimet familjes së 48-vjeçarit që humbi jetën, ndërsa i bën thirrje qeverisë që të marrë situatën në dorë.br br "Ndërkohë që Edi Rama rrihte gjoksin për suksese imagjinare, qindra familje te Lacit dhe Fushë Krujës u lanë në mëshirë të fatit.br br Këto janë investimet e rilindjes: me shiun e parë qytetet përmbyten, shtëpitë e bizneset po ashtu.br br Qytetarët janë braktisur nga kjo qeveri e papërgjegjshme që kujtohet për ta vetëm për t'ju marrë votën.br br Fatkeqësisht përmbytjet mbrëmë shkaktuan një tjetër viktimë, ashtu si edhe një vit më parë.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-10-17

Duration: 00:53