Report TV - Rama, edhe në Manzë me stemën e kombëtares së Italisë në jelek

Report TV - Rama, edhe në Manzë me stemën e kombëtares së Italisë në jelek

Kryeministri Edi Rama është një tifoz i thekur i kombëtares italiane, gjë të cilën ai nuk nguron ta shfaqë edhe publikisht.br br Jo më larg se dy ditë më parë, kreu i qeverisë ishte në stadiumin "Loro Boriçi" për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Spanjë dhe kishte veshur një xhup ngjyrë blu me stemën e Italisë në krah.br br Sot, në një takim me fermerët e Manzës, Rama kishte veshur një jelek po me stemën e kombëtares italiane.br br Ky moment nuk kaloi pa u vënë re nga pjesëmarrësit. Një banore e Manzës, e cila u identifikua si italiane, e komplimentoi kryeministrin për veshjen, duke i thënë se jeleku me stemën e Italisë ishte shumë i bukur.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-10-17

Duration: 01:01