Report TV - Zbulohet Kompania e anëtarëve të Ndrangheta në Shqipëri

Report TV - Zbulohet Kompania e anëtarëve të Ndrangheta në Shqipëri

Grupi mafioz Italian Ndragheta ka tentuar të marrë tenderin e një autostrade në Shqipëri në vitin 2011 duke korruptuar dy zyrtarë të qeverisë Berisha. Mediat italiane, të cilat kanë publikuar dëshminë e një të penduari të drejtësisë, kanë zbardhur të gjithë skemën se si anëtarët e organizatës mafioze kishin rënë në kontakt me zyrtarë shqiptarë, me të cilët ishte rënë dakord për pagesën 10 përqind të vlerës totale të projektit, dhe rolin e një polici, i cili sipas dëshmitarit ishte prezent në çdo udhëtim të anëtarëve të organizatës mafioze nga Italia në Shqipëri dhe anasjelltas.br br Biznesmeni Pino Giglio ka dëshmuar se, sëbashku me disa persona në vitin 2011 dëshironin të pasuroheshin duke bërë biznes në Shqipëri, të përfshiheshin në ndërtimin e një autostrade pranë Tiranes.br br Pikërisht në vendin tone, shkruajnë mediat italiane Giglio dhe një tjetër person i quajtur Paquale Riilo i cili merrej me transkasione fiktive krijuan një shoqëri, ?Italcantier?, së bashku me një shqiptar me inicialet R. M. Së bashku ata ishin gati të futeshin në një biznes fitimpurës duke i paguar ryshfet dy zyrtarëve të qeverisë siç dëshmon italiani Giglio.


User: Report TV

Views: 10

Uploaded: 2016-10-18

Duration: 01:42