Ora News – Nishani kthen ligjin për Dhomat e Tregtisë: Takse e fshehtë për biznesin

Ora News – Nishani kthen ligjin për Dhomat e Tregtisë: Takse e fshehtë për biznesin

Subscribe në Ora News këtu br Presidenti Nishani kthen për shqyrtim ligjin për Dhomat e Tregtisë.br Dekreti i firmosur më 18 tetor 2016 mban nr 9769 shoqërohet dhe me argumentet pse vendos rikthimin në Kuvend të ligjit nr. 932016 ?Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9640, datë 9.11.2006, ?Për dhomat e tregtisë dhe industrisë?, të ndryshuar? miratuar në Kuvend më 29 Shtator 2016br Përmes këtij ligji është rikthyer anëtarësimi i detyrueshëm në Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë, duke përfshirë personat fizikë dhe juridikë të rregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe duke përcaktuar edhe kuotat e detyrueshme të anëtarësimit në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë.br Presidenca thotë se përmes këtij ligji anëtarësimi absolut i detyrueshëm krijon premisat e një takse të fshehtë për biznesin. Gjithashtu nëse ndodh kjo atëherë buxheti i Dhomës së Tregtisë është lehtësisht i krahasueshëm me buxhetin e një ministrie apo institucioni tjetër të rëndësishëm?br Në argumentimin e tij pse rikthen ligjin presidenti Nishani nenvizon: Në fakt iniciativa për forcimin e pozitës së dhomave publike të tregtisë (që është në parim një përpjekje pozitive nga ana e qeverisë) po bëhet duke iu vendosur bizneseve një taksë të fshehtë. Ky qëndrim nuk është në përputhje me rregullat bazë të ekonomisë së tregut. Ashtu si vetë subjektet e biznesit, shoqatat e biznesit duhet të kryejnë aktivitet mbi bazën e rregullave që janë të drejta dhe jodiskriminuese.br Anëtarësimi absolut i detyrueshëm me anë të pagesës së kuotës së anëtarësisë në dhomat e tregtisë nga të gjithë personat fizikë dhe juridikë krijon premisat e një takse të fshehtë për biznesin në kushtet që subjektet tregtare kanë vështirësi në realizimin e fitimeve.br br Për më shumë lexoni në: ...


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-10-24

Duration: 02:06

Your Page Title