Ora News – Interkonjeksioni Shqipëri-Kosovë, afati për Serbinë deri në 31 dhjetor

Ora News – Interkonjeksioni Shqipëri-Kosovë, afati për Serbinë deri në 31 dhjetor

Subscribe në Ora News këtu br Komuniteti i Energjisë ka hapur çështje kundër Serbisë pas bllokimit të linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Ky vendim është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë që zhvilloi punimet në Sarajeve të Bosnje Hercegovinës, ku ishte i pranishëm edhe ministri Gjiknuri.br Pas shqetësimit të Shqipërisë dhe Kosovës, Komuniteti i Energjisë i ka vënë afat Serbisë 31 dhjetorin për zgjidhjen e kësaj çështje.br ?Gjatë punimeve të Këshillit, përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës ngritën shqetësimin e ngërçit të krijuar nga Serbia për futjen në punë të linjës së interkonjeksionit mes dy vendeve, tashmë e përfunduar dhe inauguruar. Fakt ky që sipas tyre po shkakton mospërdorimin e të ardhurave nga alokimi i këtyre kapaciteteve. Që të bëhet i mundur operimi i kësaj linjë duhet që sistemi i transmetimit të Kosovës (KOSTT) të njihet nga ENSO-E, rrjeti evropian i transmetimit. Pra, të njihet ndarja e sistemit të transmetimit të Kosovës nga sistemi i transmetimit të Serbisë, çka është dhe pjesë e bisedimeve në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Pas shqetësimit të shprehur nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, Këshilli i Ministrave të Komunitetit të Energjisë doli me vendim për hapjen e një çështjeje kundër Republikës së Serbisë për mospërmbushjen e kërkesave të Traktatit të Komunitetit të Energjisë duke i lënë 31 Dhjetorin 2016 si afat për të zgjidhur situatën. Në këtë çështje, Serbia mbeti e vetme pasi kishte kundër edhe Ukrainën, Bosnje Hercegovinën dhe Malin e Zi. Ky është hap serioz që institucionet europiane ndërmarrin ndaj Serbisë e cila vazhdon të mospërmbushë detyrimet e marra përsipër edhe në marrëveshjen e Brukselit për dhënien e pavarësisë së sistemit të transmetimit të Kosovës, thuhet në njoftimin e ministrisë së Energjisë.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2016-10-24

Duration: 01:27