Ora News – Raporti i BSH, rritet besimi i biznesit tek ekonomia

Ora News – Raporti i BSH, rritet besimi i biznesit tek ekonomia

Subscribe në Ora News këtu br Treguesi i ndjesisë ekonomike ka shënuar rritje me 8.5 pikë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2016.br Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se përmirësimi i besimit të biznesit është pothuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë, por nga ana tjetër besimi konsumator shënoi një rënie me 0.5 . Rritja e treguesit të besimit në sektorin e industrisë pasqyron përmirësimin e balancës së kontratave.br Po ashtu edhe Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit vazhdoi të rritet në tremujorin e tretë çka i atribuohet përmirësimit të të dy komponentëve përbërës: balancës së ecurisë së aktivitetit ndërtues dhe balancës së kontratave porositëse.br Edhe bizneset që operojnë në sektorin e shërbimeve dhe të tregtisë kanë një pritshmëri më të mirë ekonomike për të ardhmen pasi besimi i tyre në zhvillimet ekonomike është përmirësuar ndjeshëm.br Ndërkohë përkeqësimi i besimit të konsumatorëve lidhet me pritshmëritë me situatën e të ardhurave dhe shpenzimeve për të cilën ata nuk presin përmirësim në të ardhmen.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-10-24

Duration: 01:26