Basha: Rama legalizoi hashashin - News, Lajme - Vizion Plus

Basha: Rama legalizoi hashashin - News, Lajme - Vizion Plus

Lideri i opozitës Lulzim Basha, ka dale para medias, pasi ka marre zyrtarisht nje kopje te raportit te Guardia di Finances dhe sipas Bashes, ky raport qe pasqyron realitetin vetëm 17 te territorit, fakton se sipërfaqja e drogës ne Shqipëri është pesëfishuar. Basha ka analizuar faktet qe sipas tij, çojnë ne konkluzionin se Shqipëria ka prodhuar nje sasi shume te madhe droge. Basha ka theksuar se sipërfaqja e kultivimit te drogës është shumëfishuar; asnjë prej bosëve te drogës nuk eshte arrestuar, por policia ka kapur vetëm rojet, qeveria nuk ka reaguar ndaj paralajmërimeve te opozitës e te gjitha keto se bashku te çojnë ne përfundimin se qeveria eshte pjese kësaj afere. Pikërisht per ketë arsye, lideri i opozitës ka kërkuar largimin e Saimir Tahirit nga posti i Ministrit te Brendshëm. Sipas Bashes, përballë këtij shteti narko trafikant, e vetmja zgjidhje është qe qytetaret te ngrihen per te rrezuar këtë regjim.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2016-10-28

Duration: 02:11

Your Page Title