Stop - Gjyqe shqiptare, djali i kerkon te atit te cohet nga varri te deshmoje! (07 tetor 2016)

Stop - Gjyqe shqiptare, djali i kerkon te atit te cohet nga varri te deshmoje! (07 tetor 2016)

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Fatmir Gashi eshte nje qytetar, qe ankohet ne ?Stop? per nje ceshtje gjyqesore.Ne seancat e zhvilluara ne Gjykaten e Krujes, per ceshtje pronesie, gjyqtarja Marcela Shehu therret te atin e Fatmirit. Kete gje e ben e dhe vete Fatmiri, duke i kekruar te atit te cohet nga varri, ku prehet, qe ne vitin 2009 dhe te shkoje ne gjykate...?!br br Kronika e plotë:br Historitë e çuditshme në vendin tonë nuk kanë të sosur. E tillë është edhe ajo që Fatmir Gashi ka vendosur ta bëjë publike përmes emisionit ?STOP?. Babai i tij, Muharrem Gashi, ka ndërruar jetë që në 2009, por ai thotë se ende sot e kësaj dite emri i tij vijon të lakohet në Gjykatën e Krujës. Për mikrofonin e ?STOP? , Fatmiri tregon se gjyqtarja Marçela Shehu e thërret që nga viti 2014 në gjyq për një çështje pronësie, ndonëse kjo e fundit është vënë në dijeni të faktit se babai i tij nuk jeton më që prej vitit 2009.br br STOP: Çfarë problemi keni , pse jeni drejtuar tek emisioni ?STOP??br br Fatmir Gashi: ? I jam drejtuar emisionit ?STOP? , për të vetmen arsye se këtu në gjykatë nuk gjejmë rrugëzgjidhje. Im atë ka vdekur që 7 vjet, po bën 8, ka vdekur në 21 Dhjetor 2009 dhe që në 2014 thirret në seancë gjyqësore, i padituri Muharrem Gashi, ai ka vdekur.?br br STOP: Po për çfarë thirret këtu?br br Fatmir Gashi: ? Thirret sepse thonë për një saktësim kufijsh. Saktësimin e kufijve mund t?ia bëjnë veç tek varrezat.?br br STOP: Domethënë ato thonë që të çohet Muharremi nga varri?br br Fatmir Gashi: ?Po të çohet Muharremi nga varri që të vijë në gjykatë që t?i caktojmë kufijtë mes njëri-tjetrit me palën paditëse.?br br STOP: Po ju ke thënë këtyre që Muharremi ka vdekur?br br Fatmir Gashi: ?Ua kam thënë edhe këtyre po vazhdon akoma e thirrin emrin e tij, Muharrem Gashi, akoma akoma, dhe në seancën tjetër i kam thënë zotit gjyqtar mos ma thirrni më këtë emër sepse ai është i vdekur. I ndjeri nuk e lënë as në varr të pushojë rehat.?br br STOP: Po kush është gjyqtarja që e gjykon këtë çështje?br br Fatmir Gashi: ?Gjyqtarja na vjen nga Laçi është Marçela Shehu.?br br STOP: Pse se keni çuar tek varrezat t?ia tregosh varrin e Muharremit?br br Fatmir Gashi: ?Ja kam lënë edhe fotografitë në mos gaboj sipër tavolinës, fotografitë me varrin e të ndjerit.?br br Stafi i emisionit udhëtoi drejt varrezave, aty ku prehej edhe trupi i Muharrem Gashit.br br STOP: Fatmir Gashi: ?I ndjeri im atë vijon ta thirrin akoma në Gjykatën e Krujës si i padituri për çështje pronësie dhe çështje kufiri. Për me i saktësu kufijt vetëm këtu tek varret ka ngelur për me i saktësu.?br br ?Or babë, pse nuk erdhe sot në Krujë o burrë, na le duke prit një turrë rob atje, me gjyqtarë e me krejt, duke të prit o burrë i fortë. Veç duke flejt gjumë ke ngel or babë. Çohu or babë çohu!?br br Fatmir Gashi: ?Fletëthirrja vazhdon dhe e thirrin akoma që në 2014 dhe deri sot Muharrem Gashin të paraqitet në gjykatë, por ky i shkreti nuk është paraqit asnjëherë.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2016-10-28

Duration: 08:48

Your Page Title