Shëngjin, zjarr në një hotel - News, Lajme - Vizion Plus

Shëngjin, zjarr në një hotel - News, Lajme - Vizion Plus

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë katin e pestë të një hoteli në Shëngjin orët e para të mëngjesit duke u gdhire e hëna. Ne një kohe te shkurtër, flaket shkrumbuan gjithçka ndodhej brenda. Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të konstruktit prej druri të papafingos së hotelit. Fatmirësisht ne katin e peste nuk ka patur njerëz, por demet nga zjarri janë te mëdha. Për shuarjen e flakëve erdhën zjarrfikës nga Lezha e Shkodra. Ekspertet e policisë kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se flaket u krijuan për shkak të luhatjeve të energjisë elektrike.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2016-10-28

Duration: 00:56

Your Page Title