INSTAT: Inflacioni u rrit në 1.8% - News, Lajme - Vizion Plus

INSTAT: Inflacioni u rrit në 1.8% - News, Lajme - Vizion Plus

Rritja abuzive qe bene kompanitë lidhur me çmimin e siguracionit te automjeteve ka dhëne efekt tek inflacioni. Duke ju referuar te dhënave te INSTAT, inflacioni ne muajin shtator arriti ne 1.8 me nje rritje krahasuar me muajin gusht, prej 0.3. Instituti i Statistikave argumenton se shkak për kete rritje krahasuar me nje muaj me pare janë bere tarifat e reja te sigurimit te automjeteve. Edhe pse kompanitë u ndëshkuan nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, per abuzivizem, efekti ne xhepat e qytetareve ka qene i pashmangshëm. Duke ju referuar me tej te dhënave, rritja e limimit te ushqimeve shënoi nje presion te forte rritës per inflacionin per shtatorin, pasi grupmallrat ushqim dhe pije alkoolike rezultojnë me ndikimin me te madh. Gjithashtu impakt ne normën e inflacionit ka dhëne edhe grupi i shërbimit arsimor. Kjo ka ardhur si pasoje se familjet shqiptare kane bere shpenzimet per fillimin e viti te ri shkollor, duke ndikuar ne rritjen e çmimeve per ketë grupmallrash. Edhe Banka e Shqipërisë ka konstatuara se inflacioni ka patur tendence rritëse, nje sinjal ky i cili tregon per nje aktivitet te shtuar ekonomik ne teresi. Ne fillim te vitit inflacioni shënoi vlerën me te ulet me 0.3 , nje nivel ky, i cili tregon per nje stanjacion ekonomik.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2016-10-28

Duration: 01:12