Korçë dhe Pogradec, bizneset fshehin xhiron - News, Lajme - Vizion Plus

Korçë dhe Pogradec, bizneset fshehin xhiron - News, Lajme - Vizion Plus

Bizneset ushqimore dhe lokalet ne Korçe e Pogradec kane mangësi te theksuara ne prerjen e kuponit tatimor për shitjet qe realizojnë. Subjektet ne këto dy qytete presin me pak se 12 kupona ne dite, çka nga tatimoret është vlerësuar si një shifër tepër e ulet dhe problematike, sa i takon deklarimit te xhiros ditore. Shifrat janë bere publike nga drejtori i Tatimeve Aurel Cenolli. Cenolli thotë se tashme janë te evidentuar te gjithë subjektet me sjellje jo korrekte, jo vetëm ne lidhje me kuponin tatimor, por edhe sa i takon deklarimit te punonjësve të tyre. Te ndare ne 20 grupe, tatimoret javën e ardhshme do te ushtrojnë kontrolle ne të gjitha subjektet qe fshehin xhiron ditore.


User: VizionPlusAlbania

Views: 20

Uploaded: 2016-10-28

Duration: 01:17

Your Page Title