Burgjet: Seks, drogë dhe hiv - News, Lajme - Vizion Plus

Burgjet: Seks, drogë dhe hiv - News, Lajme - Vizion Plus

Te burgosurit ne institucionet tona janë te rrezikuar nga infektimi me Hiv Aids dhe sëmundje te tjera. Gjate nje studimi te kryer nga Instituti i Shëndetit Publik ne te gjitha burgjet e vendit, rezultoi se mes te dënuarve ka përdorues droge, te infektuar me hiv dhe sëmundje te tjera seksualisht te transmetueshme. Drejtuesi i këtij studimi Arian Boci tregon te burgosurit përveç injeksioneve te pakontrolluara per marrjen e drogës, kryejnë marrëdhënie seksuale te pambrojtura madje dhe brenda te njëjtës gjini. Studimit iu nënshtruan 200 te dënuar qe konsideroheshin te shëndetshëm. Pas testimit rezultoi se 13 janë përdorues te drogave te ndryshme deri dhe heroine. Ky fenomen vihet re kryesisht ne burgjet jashtë Tiranës. 0.5 e te burgosurve janë te infektuar me HIV dhe 21 te prekur nga hepatiti B dhe C. Sëmundjet seksualisht te trasmetueshme janë vene re kryesisht tek meshkujt qe vuajnë dënimin ne burgjet e Tiranës. Specialistet e Shëndetit Publik deklarojnë se te dënuarit jane rrezik serioz edhe per shëndetin e popullatës, jashtë këtyre institucioneve. Nga ky studim jane përjashtuar 15 te dënuarit qe janë te prekur me Hiv Aids.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2016-10-31

Duration: 02:07

Your Page Title