“Nxitoni me reformën zgjedhore” - News, Lajme - Vizion Plus

“Nxitoni me reformën zgjedhore” - News, Lajme - Vizion Plus

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bën apel politikës shqiptare të punojnë seriozisht mbi reformën zgjedhore, pasi koha është e limituar. Përfaqësuesja e Prezencës në Tiranë rikujtoi vonesën, duke thënë se mandati i reformës përfundon në dhjetor.?Më lejoni të ndaj me ju shqetësimin tonë më të madh: zgjedhjet po vijnë, ka mbetur vetëm një muaj e gjysmë deri në fillimin zyrtar të përgatitjeve, mandati i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore skadon më 9 dhjetor dhe procesi i reformës zgjedhore nuk ka nisur ende. E thënë thjesht, nuk ka më kohë për të humbur!?Sa i takon debatit politik mbi mënyrën e financimit të partive politike, Da Costa vlerësoi si zgjidhjen me te mire një balancim të legjislacionit mes kontributeve të moderuara dhe kufizimit të financimeve të mëdha.?Rregullimi i financimit të partive politike është thelbësor për të garantuar pavarësinë e partive kundrejt ndikimeve të papërshtatshme të krijuara nga donatorët, për t?u siguruar partive mundësinë për të konkurruar në përputhje me parimet e mundësive të barabarta, si dhe për të bërë transparencë në financimin politik. Financimi i partive politike përmes kontributeve private është, gjithashtu, një formë e pjesëmarrjes politike. Prandaj, legjislacioni duhet të përpiqet të arrijë një balancë mes nxitjes së kontributeve të moderuara dhe kufizimit të kontributeve tepër të mëdha. Me gjithë përpjekjet për të përmirësuar kornizën ligjore të financimit të partive politike, mbeten pas zbatimi i legjislacionit si dhe sanksionet dhe masat parandaluese?.Ndërkohë drejtuesit e komisionit të reformës zgjedhore ndanë mendime të ndryshme sa i takon financimit të partive. Demokrati Oerd Bylykbashi këmbënguli në propozimin për financim vetëm nga buxheti i shtetit të partive, ndërsa kolegu socialist Taulant Balla theksoi se partitë mund të financohen nga subjekte të ndryshme, por duke iu nënshtruar transparencës.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2016-10-31

Duration: 01:50

Your Page Title