Ora News – KLD shkarkon kreun e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi

Ora News – KLD shkarkon kreun e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi

Subscribe në Ora News këtu br Me 14 vota pro dhe asnjë kundër Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra e kryetarin e gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçin, dhe e ka pezulluar atë nga detyra e gjyqtarit.br Vendimi pasoi audio regjistrimin e publikuar në një emision investigativ, ku ai i kërkonte një qytetareje favore seksuale në këmbim të dhënies së një vendimi gjyqësor.br Gjithashtu, KLD-ja ka vendosur të inspektojë vendimet e gjyqtares së Gjirokastrës, Blerta Çibuku si dhe inspektores së KLD-së, emri i të cilës përmendet në regjistrim.br Mbledhja urgjente e KLD-së është bërë me kërkesë të Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili më herët e quajti të patolerueshëm aktin e kryetarit të gjykatës.br Manjani: Ngjarja e gjyqtarit është e rëndë, e turpshme dhe e papranueshme për një zyrtar shteti, e aq më tepër për një gjyqtar për një kryetar gjykate jo e jo.br Kjo është gruaja që denoncoi skandalin. Ora News ka arritur ta fokusojë gjatë ditës së premte në banesën në Gjirokastër, që është edhe objekt i proçesit gjyqësor, përmes të cilit ajo kërkonte një pjesë të pronësisë.br Ajo është marrë në pyetje nga oficerë të policisë gjyqësore në funksion të hetimit të nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.br br Për më shumë lexoni në: ...


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-10-31

Duration: 01:14