Ora News – Sondazhi/ Shqiptarët nuk kanë besim tek institucionet shtetërore

Ora News – Sondazhi/ Shqiptarët nuk kanë besim tek institucionet shtetërore

Subscribe në Ora News këtu br Qytetarët shqiptarë kanë besueshmëri shumë të ulët tek institucionet publike. Kjo është një nga të dhënat më shqetësuese që del nga gjetjet e programit ?Barometri social-politik i Shqipërisë?, të hartuar nga Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë, me mbështetjen Fondacionin ?Konrad Adenauer?.br Arben Çejku: 70 e qytetarëve mendojnë se politika nuk është e përkushtuar aspak për zgjidhjen e problemeve të përditshme. Ndërkohë 63 e të pyeturve nuk kanë besim në institucionet e përmenduara në pyetësor, siç janë Presidenca, Parlamenti, Qeveria, Gjyqësori dhe Opozita. 63 e të pyeturve fatkeqësisht mendojnë se zgjedhjet e ardhshme parlamentare mund të manipulohen dhe vetëm 19 besojnë se ata nuk mund të manipulohen. br Në nivel lokal, pakënaqësia ndaj qeverisjes lokale në krahasim me atë qendrore ndryshon. 40 e qytetarëve mendojnë se qeverisja lokale, bashkia e tyre, po punon mirë. Korça kryeson grafikun e qyteteve më të kënaqur nga qeverisja lokale e ndjekur nga Elbasani dhe Tirana janë, në krahasim me Durrësin dhe Vlorën, që është e fundit.br Një nga problemet më të mëdha sociale, sipas këtij sondazhi, vazhdon të mbetet papunësia e lartë, pavarësisht se sondazhi u krye në qytete përgjithësisht të zhvilluara në krahasim me qytetet e tjera më periferike, ku mendohet se papunësia është më e lartë.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2016-11-01

Duration: 01:40

Your Page Title