Report TV - Rama: Asnjë zaptues brenda territorit të Universitetit Bujqësor

Report TV - Rama: Asnjë zaptues brenda territorit të Universitetit Bujqësor

TIRANE - Territori brenda Universitetit Bujqësor të Tiranës do të pastrohet nga të gjitha godinat, apo banesat që kanë zaptuar institucionin arsimor. Në fjalën e tij gjatë aktivitetit të organizuar me rastin e 65-vjetorit të themelimit të Universitetit Bujqësor, kryeministrit Rama deklaroi se shumë shpejt do të nisë puna për largimin e të gjithë zaptuesve.br br "Dikush nga ju mund të thotë, kemi 25 vjet që na kanë zaptuar. Zaptuesit do ikin nga universiteti që të gjithë. Çdo godinë dhe çdo ngrehinë që nuk i takon universitetit do ikin dhe çdo familje që ka zaptuar territorin do largohet. Sigurisht me të gjitha mjetet ligjore, demokratike, por pa humbur kohë"- u shpreh kryeministri.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-11-01

Duration: 01:35