Report TV - Bele e Biba në garë për kreun e KQZ, skualifikohet Lefterie Luzi

Report TV - Bele e Biba në garë për kreun e KQZ, skualifikohet Lefterie Luzi

TIRANE - Koli Bele dhe Denar Biba do të garojnë për postin e kryetarit te KQZ-së. Ashtu siç pritej, demokratët nuk e mbështetën ish-kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterie Luzi, e zgjedhur në këtë post 4 vjet më parë me votat e Partisë Demokratike. Të enjten në Kuvend do të votohen dy kandidatët Koli Bele dhe Denar Biba.br br Komisioni i Ligjeve i mbledhur të mërkurën, pa praninë e opozitës, përzgjodhi 4 nga 5 kandidaturat e paraqitura për postin e kryetarit të ri të Komisionitbr Qendror të Zgjedhjeve. Koli Bele, Denar Biba, Rozeta Ivanova dhe Lefterije Luzi ishin 4 konkurrentët e përzgjedhur nga komisioni.br br Katërshja e kandidaturave të miratura iu përcoll grupit parlamentar të PD-së dhe brenda ditës së sotme demokratët kthyen përgjigje, duke miratuar vetëm kandidaturat e Denar Bibës dhe Koli Beles, ndërsa përjashtuan ish-kryetaren Lefterie Luzi dhe Rozeta Ivanova.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-11-02

Duration: 01:15