Ora News – Gjirokastër, sekuestrohen 25 thasë me kanabis dhe 2820 bimë

Ora News – Gjirokastër, sekuestrohen 25 thasë me kanabis dhe 2820 bimë

Subscribe në Ora News këtu br Policia e Gjirokastërës ka sekuestruar 25 thasë me kanabis në dy operacioni në Frashër të Përmetit dhe në Kurvelesh të Tepelenës.br Në këtë operacione ku janë angazhuar 75 forca policore u evidentuan dy hangarë që shërbenin për tharje të bimëve narkotike.br Po ashtu gjatë këtyre operacioneve u asgjësuan me anë të djegies 2820 bimë narkotike në proces tharje, si dhe 970 bimë të kultivuara.br Ndërkohë u shpallen në kërkim dy persona.br Operacioni i parë u zhvillua në vendin e quajtur Mbroshnik të fshatit Frashër të rrethit Përmet. Gjatë operacionit është evidentuar një hangar ku brenda të cilit u gjetën të varura në proces tharje 2500 dega të bimëve narkotike në proces tharje të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies.Gjithashtu u gjetën 25 thasë të mbushur me lëndë narkotike me peshë rreth 260 kg. Nga ana e Policisë Përmet është shpallur në kërkim shtetasi K.L., banues në Frashër, i cili në momentin e ndërhyrjes së Policisë ka mundur të largohet në pyll.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-11-02

Duration: 00:34

Your Page Title