Ora News – Taksat për karburantet, Kushtetuesja shfuqizon tarifën për licencimin

Ora News – Taksat për karburantet, Kushtetuesja shfuqizon tarifën për licencimin

Subscribe në Ora News këtu br Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimin e qeverisë që parashikonte një tarifë prej 5 milion lekësh për liçensimin e karburanteve në Tiranë dhe 2 milionë për licencimin e karburanteve në qytete të tjera.br Vendimi është ankimuar nga Shoqata e Hidrokarbureve e cila e cilësoi këtë taksë shumë të rëndë për këtë biznes.br Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi vendosur të pranoi pjesërisht kërkesën e grupeve të interesit duke vendosur shfuqizimin e e pikës 9 të kreut II të vendimit të Këshillit të Ministrave ?Për përcaktimin e procedurave dhe të kushteve për dhënien e licencave për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj?.br Përfaqësuesja e Avokatit të Shtetit e ka justifikuar rritjen e taksës për licencim me faktin e vënies nën kontroll të tregut të shitjes së karburanteve. Por një pretendim i tillë nuk është mirëpritur nga Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2016-11-02

Duration: 01:22