Ora News – Boçi: Maturantët ekselencë zgjodhën arsimin privat, mijëra kuota bosh

Ora News – Boçi: Maturantët ekselencë zgjodhën arsimin privat, mijëra kuota bosh

Subscribe në Ora News këtu br Opozita pretendon se maturantët më të mirë mbetën jashtë dyerve të universiteteve, ndërsa vazhdon të ketë mijëra kuota bosh në institucionet e arsimit të lartë, pavarësisht se afati i regjistrimit ka përfunduar tashmë.br Deputeti Luçiano Boçi, u shpreh se reforma në arsimin e lartë ka dështuar, ndërsa kryeministri sipas tij, vazhdon talljen me arrogancën. Sipas Boçit, asnjë justifikim nuk e mbulon sot dështimin e Edi Ramës.br Boçi: As data 20 tetor, as data 27 tetor dhe as data 1 nëntor, që ishte një tjetër afat për regjistrime, nuk po dhanë fund kalvarit të stresit të maturantëve.br Sot, degë të dëshiruara e të preferuara si Ekonomik, Inxhinieria Mekanike, Teknologji informacioni, Logopedi, Fizioterapi, që deri dje kishin një listë të gjatë pritjeje, janë nën kapacitetin e tyre. Sot, universitete si ai i Gjirokastrës kanë 5 ose 6 studente të regjistruar në disa degë.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2016-11-02

Duration: 01:20