Report TV - Veliaj: Pas Liqenit, Kashari me këndin e lojërave më të madh

Report TV - Veliaj: Pas Liqenit, Kashari me këndin e lojërave më të madh

Jo vetëm në qytet, por edhe në zonat periferike-rurale, po ndërtohen hapësira të posaçme argëtimi për fëmijët dhe çlodhëse për qytetarët.br br Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit kanë nisur punën për krijimin e një tjetër sheshi pushimi dhe këndi lojërash për fëmijë, këtë herë në Yzberisht, pjesë e Njësisë Administrative Kashar.br br Në nisjen e punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se pavarësisht pengesave, bashkia do të vijojë punën për të çliruar hapësirat e uzurpuara dhe për të krijuar ambientet e duhura për fëmijët. Ai shtoi se këndi i lojërave të Kasharit do jetë i dyti më i madhi në kryeqytet, pas atij të ndërtuar te Kodrat e Liqenit, dhe se ai do u shpërbëjë të gjithë fëmijëve të kësaj zone.


User: Report TV

Views: 4

Uploaded: 2016-11-05

Duration: 01:30

Your Page Title