Ora News – E mitura abort në muajin e gjashtë, akuzon babain dhe dy persona të tjerë

Ora News – E mitura abort në muajin e gjashtë, akuzon babain dhe dy persona të tjerë

Subscribe në Ora News këtu br Një 17 vjeçare nga Vlora ka denoncuar në polici të atin për abuzim seksual. E mitura ka kryer abort në muajin e 6 të shtatzënisë pasi mjekët kanë arritur në përfundimin se foshnja kishte deformime. 41-vjeçari që dyshohet se ka përdhuar vajzën e tij, është shpallur në kërkim nga policia.br Zbardhen detaje të reja të cilat e bëjnë dhe më të rëndë rastin e miturës në Vlorë e cila denoncoi sot babain e saj për abuzim seksual.(në foto: nëna e vajzës)br Mësohet se 17-vjeçarja Xh. Cinaj ka kryer abort në muajin e 6 të shtatëzanisë për shkak se mjekët i kanë konfirmuar se fëmija është me probleme.br Ajo akuzon të atin V.Cinaj, i shpallur në kërkim nga policia, si babain e foshnjes.br Vetë adoleshentja ndodhet e shtruar në spitalin rajonal të Vlorës në gjendje të rënduar psikologjike nën kujdesin e mjekëve dhe të psikologut.br Situata e saj paraqitet shumë konfuze, pasi e mitura mësohet se sot ka përfolur edhe dy persona të tjerë krahas të atit, të dyshuar për abuzim seksual me të .


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2016-11-05

Duration: 02:07