Ora News – Universitetet mbyllën regjistrimet në 1 nëntor, i Vlorës 400 vende bosh

Ora News – Universitetet mbyllën regjistrimet në 1 nëntor, i Vlorës 400 vende bosh

Subscribe në Ora News këtu br Universitetet mbyllën regjistrimet e kandidatëve për studentë në datën 1 nëntor, edhe pse ka me qindra kuota të lira. Afati u vendos me urdhër të Ministres së Arsimit, pas shtyrjes së njëpasnjëshme të regjistrimeve, proçes i cili zgjati rreth 2 muaj.br Në Sekretaritë e Fakulteteve nuk regjistrohen më kandidatë për studentë. Edhe pse ky udhëzim i Ministrisë së Arsimit është në fuqi nga data 1 nëntor, në institucionet e arsimit të lartë ka 689 kuota të lira dhe rreth 2600 kuota pa listë pritje.br Për herë të parë, në Fakultetin Ekonomik u ndoq praktika e kontakteve personale duke telefonuar dhe dërguar email maturantëve në listë pritje me qëllim që të regjistroheshin brenda orës 19.00.br Alban Korbi: Në Fakultetin e Ekonomisë regjistrimet janë mbyllur në datë 1 nëntor pasdite. Me datë 31 tetor dhe 1 nëntor paradite ne i njoftuam të gjithë përmes një postimi në faqen zyrtare të Fakultetit si dhe me një njoftim të personalizuar imail dhe celular të gjithë kandidatët e mundshëm poshtë vijës së kuqe që të paraqiteshin me datë 1 nëntor pasdite për tu regjistruar.br Me Universitetin Ismail Qemali në Vlorë ka 400 kuota të lira.br Rektori i këtij Universiteti, Roland Zisi, tha se regjistrimet janë mbyllur duke djegur mundësitë e maturantëve, ndaj dhe ka një kërkesë për Ministren Nikolla.


User: Ora News Lajme

Views: 5

Uploaded: 2016-11-08

Duration: 01:32