Ora News – Sërish reshje, rrëshqitje dherash në disa akse në vend

Ora News – Sërish reshje, rrëshqitje dherash në disa akse në vend

Subscribe në Ora News këtu br Vijon gjendja e alarmit në veri të vendit, ku nga reshjet e dendura ka pasur përmbytje të tokave bujqësore dhe dëme në disa banesa dhe bazë materiale për bagëtinë. Problematike mbeten dhe disa akse nacionale si rruga e kombit, ku ka prezencë të hërëpashershme të gurëve, dhe rrëshqitje dherash nga skarpatat.br Reshjet dhe erërat e forta që përfshinë qarkun e Kukësit në 24 orët e fundit kanë sjellë rrëshqitje të dherave dhe prurje inertesh nga perrenjtë dhe skarpatet.br Si pasojë ka pasur bllokime sporadike të rrugës së kombit dhe akseve rurale.br Në qarkun e Kukësit pati probleme më rrugët në njësitë administrative Grykeçajë,Kalis,Bushtricë dhe Malzi, ndërsa akset Bajram Curri-Valbonë dhe Dushaj?Lekbibaj, kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme me prezencë të gurëve, dherave dhe vërshime ujërash.br Në qarkun e Dibrës kanë nisur reshjet e borës në lartësit mbi 1 mijë metra. Ndërkohë ka probleme një njësitë administrative Rukaj, Macukull, Xibër, ku si pasojë e shembjes së urave pasarel dhe rrëshqitjeve të dherave, mijëra banorë kanë mbetur të izoluar. Policia raporton se vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 40 vjecarit Xhevahir Ndoj, që u mor dje ujërat e rrëmbyeshme të përroit të fshatit Plan i bardhë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-11-09

Duration: 01:47

Your Page Title