Ora News – Kokëdhima uron Trump: Të çlirojmë Shqipërinë nga ndikimi i Soros

Ora News – Kokëdhima uron Trump: Të çlirojmë Shqipërinë nga ndikimi i Soros

Subscribe në Ora News këtu br Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima, ka uruar nëpërmjet një statusi ne FB fitoren e Donald Trump si President i SHBA. Kokëdhima shpreson që Trump të çlirojë diplomacinë ndërkombëtare për Shqipërinë nga ndikimi i Sorosit. Me tone të ashpra për sistemin politik në Shqipëri, kërkon që partitë të nxjerrin mësime nga zgjedhjet në SHBA.br Ish-deputeti, Koço Kokëdhima, nuk e sheh fitoren e Donald Trump thjesht si një fitore e se djathtës kundër së majtës, por të popullit amerikan, që sipas tij jep mesazhin e nevojës së përsëëritjes së klasës politike.br Kokëdhima shprehet përmes FB se zgjedhja e Trump nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës, që do të mbeten të shkëlqyera pavarësisht komenteve të papërgjegjshme të disa zyrtarëve shqiptare kundër tij.br Ish-deputeti thotë se beson se Trump do të jetë mik i shqiptarëve dhe do ta ndihmojë Shqipërinë për të shembur sistemin e kalbur politik që po atrofizon e po vret popullin shqiptar.br Kokëdhima:?Shpresoj shumë që Z.Trump të çlirojë diplomacinë ndërkombëtare për Shqipërinë nga ndikimi i Sorosit?.br Sipas tij partitë politike në Shqipëri duhet të nxjerrin mësime nga ky mesazh.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2016-11-09

Duration: 01:06

Your Page Title