Ora News – PD-PS përplasen për rafinerinë e Ballshit pas shpërthimit

Ora News – PD-PS përplasen për rafinerinë e Ballshit pas shpërthimit

Subscribe në Ora News këtu br Partia Demokratike dhe mazhoranca kanë shkëmbyer akuza të ndërsjellta për ngjarjen e ndodhur në rafinerinë e naftës në Ballsh. PD hodhi dyshime se privatizimi i rafinerisë është bërë në mënyrë klienteliste, ku nuk zbatohet asnjë masë për sigurinë në punë. Ndërsa zvkryeministri Peleshit tha se opozita e përdor ngjarjen thjesht për kapital politik.br Pasi lanë dyert e spitalit ku vizituan 4 të plagosurit e ngjarjes së Ballshit, kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe zvkryeministri Niko Peleshi u përplasën me akuza për privatizimin e rafinerisë dhe kushtet e punës në të.br Demokrati Basha shprehu dyshimet se privatizimi i rafinerisë është bërë në mënyrë klienteliste dhe nuk janë marrë masat për të zbatuar kushtet e sigurisë në punë.br Basha: Kemi dyshime të mëdha për përfitimet e jashtëzakonshme dhe ku shkojnë këto përfitime, se qartësisht nuk kanë shkuar për të përmirësuar sigurinë në një uzinë që kishte 6 muaj pa u ndezur.Kemi dyshimet tona të mëdha përsa i përket shfrytëzimit pa asnjë kriter të krahut të punës, të naftëtarëve. Kemi përgatitur prej dy javësh një kërkesë për një komision hetimor për këtë çështje. Ngjarja e sotme e kthen me forcë në vëmendje të opinionit publik domosdoshmërinë për zbardhjen e kësaj afere.br Ndërsa zvkryeministri, Niko Peleshi, pasi i shprehu ngushëllimet familjes së vitiktimës, tha se politikanët i shfryëzojnë fatkeqësi të tilla për kapitale politike.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-11-11

Duration: 01:34

Your Page Title