Ora News – Për të jetuar në fshatin Obot, banorëve u duhet ushtria

Ora News – Për të jetuar në fshatin Obot, banorëve u duhet ushtria

Subscribe në Ora News këtu br Megjithëse reshjet kanë pushuar, rruga drejt fshatit Obot në njësinë administrative Ana e Malit vijon të jetë e bllokuar nga uji.br Për të hyrë në brendësi të fshatit përdoret makina e ushtrisë. Edhe furnizimi i banorëve me bukë bëhet me kamionin e ushtrisë.br Ardit Kalldrica, shpërndarësi i bukës: Unë sapo ula bukën në fshatin Obot. Bukën e ula me makinë ushtrie sepse nuk mund të kalohet në rrugë sepse uji është mbi 1 metër. Familjet kanë mbetur të izoluara totalisht.br Forcat e njësisë ushtarake të Vau Dejës prej disa ditësh janë dislokuar në zonë për t?u ardhur në ndihmë banorëve 24 orë pa ndërprerje.br Gëzim Lami, Rreshter: Forcat e Armatosura janë 24 orë në shërbim të komunitetit. Kemi transportuar nxënësit e shkollës, grupet shëndetësore, kemi transportuar njerëz që marrin bazën ushqimore.br Mbi 70 cm është prezenca e ujit në rrugë. Banorët thonë se shtëpitë nuk janë dëmtuar, por nën ujë ndodhen tokat bujqësore dhe ushqimi për gjënë e gjallë, të cilat janë shkatërruar tërësisht. Ata kërkojnë vlerësimin e dëmeve.


User: Ora News Lajme

Views: 6

Uploaded: 2016-11-15

Duration: 01:37