Ora News – Debate tek “Veprimtaria”. Opozita: Rritja e çmimit të gazit prek qytetarët

Ora News – Debate tek “Veprimtaria”. Opozita: Rritja e çmimit të gazit prek qytetarët

Subscribe në Ora News këtu br Rritja e çmimit të gazit të lëngshëm për automjetet ka shkaktuar debate të ashpra në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese. Ministri i Energjisë sqaroi se propozimi i tyre është bërë për të disiplinuar tregun. Por për opozitën kjo do të prekë edhe qytetarët. Debate u shkaktuan edhe për verifikimin e matësve të energjisë.br Akciza e propozuar nga Ministria e Energjisë për gazin që përdorin automjetet ka shkaktuar debate të ashpra në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.br Ministri i Energjisë dhe Industrisë shpjegoi se kjo masë është e domosdoshme për të disiplinuar tregun, por demokratët argumentuan se kjo do prekë dhe qytetarët.br Gjiknuri: Për të sqaruar qytetarët, nuk ka asnjë impakt, nuk ka ngritje tek bombolat e familjarëve, përkundrazi. Tashmë do t?i blejnë bombolat në një treg të sigurt, të çertifikuara me legjislacionin e ri.br Bushati: Ose të rrijë dhe ai urtë, ose të ikë nga Komisioni.br Shalsi: Ndalojmë Komisionin.br Gjiknuri: Të vazhdojmë.br Opozita akuzoi Ministrin Gjiknuri se po i vendos gjobë qytetarëve të cilët duan të bëjnë verifikimin e matësve të energjisë elektrike.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2016-11-16

Duration: 01:38

Your Page Title