Dhunoi fëmijën 3 vjeç, prokuroria kërkon mbi 4 vite burg

Dhunoi fëmijën 3 vjeç, prokuroria kërkon mbi 4 vite burg

Prokuroria i kërkoi Gjykatës së Tiranës dënimin me 4 vjet e 6 muaj burg për Anjeza Shabanin, administratoren e kopshtit të palicencuar të fëmijëve ?Diren?, që ishte disa muaj më pare në qendër të një skandali.br br Shabani u denoncua në qershor të këtij viti, përmes emisionit ?Stop? në Tv Klan, nga prindërit e një fëmije 3 vjeçar, te cilin ajo e dhunonte fizikisht.br br Prindërit regjistruan aktin e dhunimit të fëmijës dhe e paraqiten atë në ekran, për të denoncuar administratoren Anjeza Shabani.br br Gjate fazës hetimore, e pandehura pranoi dhunën ndaj te miturit, por tha se kjo kishte ndodhur vetëm njëherë. Ajo akuzohet për shpërdorim detyre dhe keqtrajtim të fëmijes.br br Anjeza Shabani do te përfitoje ulje te 13 së dënimit për shkak të gjykimit te shkurtuar. Ne seancën e radhës do të dëgjohet fjala e mbrojtjes dhe me pas do të jepet vendimi.


User: RTV KLAN

Views: 8

Uploaded: 2016-11-18

Duration: 01:04

Your Page Title