Ora News – Nuk hiqet pezullimi i vettingut. Lu e Vlahutin ne Kushtetuese

Ora News – Nuk hiqet pezullimi i vettingut. Lu e Vlahutin ne Kushtetuese

Subscribe në Ora News këtu br Gjykata Kushtetuese rrezoi kërkesën e kuvendit për të hequr masën e pezullimit për ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.br Trupi gjykues e argumentoi këtë vendim me pritjen e mendimit nga Komisioni i Venecias deri më 10 dhjetor. Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi në thellësi këtë ligj duke u njohur me argumentet e palëve të interesuara.br Bashkim Dedja, kreu i Kushtetueses: Nga momenti që kjo gjykatë ka vlerësuar kushtet, rrethanat dhe marrjen e kësaj mase pezullimi dhe deri më tani nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë.br Në këtë mënyrë në prani edhe të ambasadorëve Donald Lu dhe Vlahutin gjykata kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e shumicës parlamentare duke lënë në fuqi vendimin për pezullimin e zbatimit të ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.br Në emër të shumicës parlamentare kërkesa u bë nga deputeti Pandeli Majko i cili tha se nuk dihet ende arsyeja e pezullimit të një ligji kaq të rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-11-22

Duration: 02:42

Your Page Title