Ora News – Rama dhe Berisha përplasen për ekonominë, ndërhyn dhe Blushi

Ora News – Rama dhe Berisha përplasen për ekonominë, ndërhyn dhe Blushi

Subscribe në Ora News këtu br Kryeministri, Edi Rama, në seancën parlamentare u fokusua tek ekonomia e vendit, duke lexuar të dhënat e raportit të Bankës Botërore, e cila sipas tij nëvizon se ekonomia e Shqipërise po zgjerohet falë investimeve ambicioze të biznesve vendase dhe të huaja.br Sipas Ramës, raporti mbështet reformat e Qeverisë, ndërsa thekson se borxhi publik do të ulet në bazë të parashikimeve.br Rama: Vazhdon BB, si rezultat borxhi publik pritet të bjerë në përputhje me programin e qeverisë për rënie të vazhdueshme të tij në kontekstin e rritjes së përshpejtuar ekonomike, kështu e quan BB.br Radha ndër demokratët për të replikuar me Kryeministrin ishte e madhe, por një mesazh i zëdhënëses së grupit parlamentar, Jorida Tabaku, për drejtuesen e seancës Valentina Leskaj, i hapi rrugë ish-kryeministrit Berisha që të marrë fjalën.br Berisha akuzoi Qeverinë se ka zhytur vendin në korrupsion dhe varfëri, ndërsa tha se edhe pse Qeveria taksat i rriti me 50 përqind, të ardhurat janë në nivelin zero.br Berisha: Këta mashtrues ordiner që përdorin këtë platformë për të vjellë gënjeshtra dhe mashtrime ndaj qytetarëve. Duke rritur taksat 50 kanë mbledhur në katër vite katër herë më pak sesa çkemi mbledhur ne me uljen e taksave mbi 50.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-11-24

Duration: 02:30