Ora News – Taksat në Durrës, banorët e fshatrave do paguajnë sa ata të qytetit

Ora News – Taksat në Durrës, banorët e fshatrave do paguajnë sa ata të qytetit

Subscribe në Ora News këtu br Banorët e zonave rurale dhe bizneset në zonën e Golemit dhe Gjirit të Lalëzit do të paguajnë taksa më të larta gjatë viti të ardhshëm. Këshilli bashkiak ka miratuar paketën fiskale 2017 në bazë të së cilës banorët e zonave rurale, do të paguajnë një lloj taksa sikurse banorët e Durrësit.br Kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka hedhur poshtë propozimin që bizneset e reja të përjashtohen nga tatimet. Ndërsa ka deklaruar se do taksohen njëlloj si bizneset e Durrësit edhe bizneset e zonës turistike nga gjiri i Lalëzit deri tek Shkëmbi i Kavajës.br Vangjush Dako kryetar i bashkisë Durrës: Por vetëm një nuk aprovojmë, atë të heqjes së tatimit të detyrimeve të bizneseve të reja, Janë burim evazioni dhe ne na krijojnë shunmë probleme në mirëmenaxhimin e kësaj situate, sidomos gjatë periudhës së sezonit turistik. Gjirin e Lalëzit dhe Shkembin e Kavajës i kemi trajtuar njësoj si qytetin sepse i mendojmë që janë njësoj si qyteti, mos edhe më lartë se qyteti. Janë zona të vërteta turistike.br Këshilltari i Partisë Demokratike Armand Teliti është shprehur se bashkia nuk ka bërë një zonifikim duke penalizuar në këtë mënyrë bizneset e zonës rurale..


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2016-11-25

Duration: 01:34