Rama, Bashës: Mos kap skutave deputetë të huaj për të bllokuar Shqipërinë

Rama, Bashës: Mos kap skutave deputetë të huaj për të bllokuar Shqipërinë

Kryeministri Rama akuzoi Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, se ka kapur deputetë të huaj për të sharë e bllokuar Shqipërinë. Dhe në vend të kësaj, i kërkon të lexojë qartë se çfarë rekomandoi Komisioni Europian për negociatat, e të zhbllokojë Vetting -un, kushtin e vetëm që vendosi Brukseli në këtë rekomandim, që pret vendimin e Këshillit të Ministrave të BE ?së, në Dhjetor.br br "Lulzim mos kap skutave deputetë të huaj për të sharë e për të bllokuar Shqipërinë, po lexo rekomandimin e qartë të BE dhe zhblloko Vetingun!"br br Edhe pse nuk përmendi emra deputetësh të huaj, referenca duket e qartë. Mesazhi vjen një ditë pasi deputeti gjerman Gunter Krishbaum lexoi në Tiranë 7 kushte, që sipas tij Shqipëria duhet të përmbushë për të hapur negociatat me BE ?në.br br Krishbaum tha se fliste në emër të Grupit Parlamentar më të madh në Bundestag, CSUCDU ?së së Kancelares Merkel dhe se do t?i kërkonte qeverisë gjermane që të votonte kundër hapjes së negociatave në Dhjetor. Sipas tij, koha e përshtatshme për këtë vendim do të jetë vitit 2018.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2016-11-25

Duration: 01:08

Your Page Title