Ora News – Zhvati 110 mijë € nga një 74-vjeçar pasi e drogoi, pranga shqiptarit në Itali

Ora News – Zhvati 110 mijë € nga një 74-vjeçar pasi e drogoi, pranga shqiptarit në Itali

Subscribe në Ora News këtu br Pasi kanë droguar me medikamente dhe alkool një pensionist italian 74-vjeçar, një shtetas shqiptar dhe një italiane, kanë mundur që të zhvasin një shumë prej afro 110.000 eurosh nga i moshuari, ndërkohë që janë arretuar së fundmi nga autoritetet.br Fjala është për 44-vjeçarin shqiptar me inicialet GM si dhe të fejuarën e tij 54-vjeçare me inicialet CL. Aksioni i ndërmarrë nga policia italiane e qyteti të Vercellit erdhi si rezultat i një investigimi pasi ishin vërejtur tërheqje të shumta parash nga llogaria e 74-vjecarit.br Autorët e krimit kanë patur si synim zhvatjen e një tjetër llogarie bankare në Zvicër ku raportohet se i moshuari kishte depozituar mbi 600.000 euro. Fillimisht autorët janë miqësuar me viktimën, e më pas, duke e droguar me medikamente dhe duke i dhënë të kosnumojë sasi të konsiderueshme alkooli, kanë arritur që t?a bindin që t?u jepte të dhënat personale të llogarive.br Shqiptari dhe e fejuara e tij kishin mundur të nominoheshin legalisht trashëgimtarë universalë të llogarisë bankare përmes kësaj metode. Megjithatë, tani ata do të përballen me akuzën e zhvatjes, vjedhjes dhe të dhunimit.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2016-11-25

Duration: 01:25