Ora News – Vlerësohet Gudar Beqiraj, nderohet me pllakatën e mirënjohjes

Ora News – Vlerësohet Gudar Beqiraj, nderohet me pllakatën e mirënjohjes

Subscribe në Ora News këtu br Ish peshëngritësi dhe akademiku Gudar Beqiraj është vlerësuar me pllakatën e mirënjohjes për 50 vitet e shpenzuara në shërbim të sportit. Në eventin ku u nderua figura e Beqirajt merrnin pjesë personalitete nga fusha të ndryshme, ndërsa i ftuar i veçantë ishte presidenti i federatës ndërkombëtare të peshëngritjes Tamash Ajan.br Gudar Beqiraj është një ndër akademikët më shumë të vlerësuar në botën e sportit. 50 vitet e shpenzuara për të ngritur në nivele të larta peshëngritjen shqiptare nuk mund të mos merrnin vëmëndjen e duhur nga të gjithë ata që i njohin vlerat humane dhe profesionale të Beqirajt.br Në një sallë të mbushur me personalitete nga sporti, arti, politika e media dhe nën organizimin e federatës shqiptare të peshëngritjes u vlerësua me pllakatën e mirënjohjes për të gjithë kontributin e tij në sportin shqiptar.br Në këtë eveniment nuk mungoi një mik i vjetër i Gudar Beqiraj, presidenti i federatës ndërkombëtare të peshëngritjes Tamash Ajan.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2016-11-26

Duration: 01:53

Your Page Title