Rama në Berlin për negociatat - News, Lajme - Vizion Plus

Rama në Berlin për negociatat - News, Lajme - Vizion Plus

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën zyrtare në Gjermani, me ftesë të Kancelares Angela Merkel. Sipas axhendës së përcaktuar, kreu i qeverisë shqiptare do të takohet rreth orës 14.00 me homologen gjermane, me të cilën do të diskutojë mbi procesin integrimit evropian të Shqipërisë, veçanërisht mbi vendimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, pas rekomandimit që Komisioni Europian. Qeveria gjermane e ka bërë të qartë mbështetjen për procesin integrues të Shqipërisë. Megjithatë, zbatimi i reformës në drejtësi e në mënyrë të veçantë të ligjit për kontrollin e pastërtisë së gjykatësve dhe prokurorëve, njohur ndryshe si ?Vetting?-u përbën një kriter nga ai cili është bërë e qartë se varet shumëçka në funksion të procesit. Pak ditë më parë, në mbështetje të integrimit europian foli Presidenti i Bundestagut gjerman Norbert Lammert, i cili theksoi se ndjesia është që Shqipëria është prej kohësh anëtare jo formale e klubit, por për tu bërë pjesë e plotë e saj, duhet më parë të plotësohen kushtet. Vendimi final për çeljen e negociatave për anëtarësim, pas rekomandimit të Komisionit Europian, i takon Këshillit Europian. Përveç ecurisë dhe nevojës për zbatim të reformës në drejtësi, në takimin me Kancelaren Merkel do të flitet edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve, duke u përqendruar tek investimet gjermane në Shqipëri. Një tjetër pikë e bisedës do të jenë edhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2016-11-28

Duration: 01:21

Your Page Title