Report TV - Skanimi zbulon 700 kg drogë shoferi i lirë, në kërkim pronari

Report TV - Skanimi zbulon 700 kg drogë shoferi i lirë, në kërkim pronari

Durrës-Policia e qytetit bregdetar ka sekuestruar 700 kg kanabis në port me destinacion Italinë. Droga u zbulua pas skanimit të kamionit, i cili ishte i ngarkuar me konfesione.br br Droga ishte fshehur në kamionin me targa AA 475 LO, me drejtues shtetasin me inicialet L.S.br br Mjeti u konsiderua me risk duke e futur në skanim dhe gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë u zbulua edhe lënda narkotike që ishte fshehur në brendësi të ngarkesës.br br Sasia e kanabisit ishte e ndarë në 497 pako me peshë rreth 700 kg.br br Fillimisht policia kufitare ka ndaluar drejtuesin e kamionit, por pas dëshmive ai u la i lirë dhe u shpall në kërkim pronari i firmës së konfesioneve, 51 vjeçari me inicialet K.Z. nga Shkodra.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2016-11-28

Duration: 01:12